
Per 24 orë në Kosovë janë shënuar katër raste të zhdukjeve të personave në qytete të ndryshme
Sipas Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme dhe janë raportuar nga familjarët e personave të zhdukur.
Policia ka njoftuar se për të gjitha rastet janë nisur hetimet.
Rastet janë bërë të ditura përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Raporti i policisë së Kosovës:
· Fsh. Siboc i Epërm, Podujevë 04.09.2026 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
· Drenas 04.09.2026-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Prizren 04.09.2026-NN. Ankuesja ka informuar se mbesa e saj (vajza e vëllait) femër shtetas e Shqipërisë e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Ymer Basha, Pejë 28.08.2026-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.



