Theren me thikë dy të mitur në Drenas, policia jep detaje

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të mërkurën në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin se kishte therur me thikë dy persona të tjerë, po ashtu të mitur.

Dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Artikuj të tjerë

Back to top button