
Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli bashkë me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.
Me këtë marrëveshje, Istogu përfiton 1 milion e 650 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat.
“Me këtë marrëveshje, me vlerë 1 milion e 650 mijë euro, do të mundësojmë renovimin e 55 shtëpive dhe rindërtimin e 5 shtëpive, duke përmirësuar drejtpërdrejt kushtet e banimit për 60 familje në nevojë.”, ka shkruar ajo.
“Ky është një investim konkret në dinjitetin dhe mirëqenien e familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje nga shteti.”, shtoi Pacolli



