Lufti Haziri : Partia e LDK- së ka qenë trampolina me e madhe që i ka mundësuar Kurtit pozitën e kryeministrit

Nënkryetari i LDK së Lutfi Haziri ka folur për bashkëpunimet e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. 

Haziri thotë se kur kishin bashkëpunuar me LVV’në edhe pasi kishin gjuajtur me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës, e kishin bërë duke e pasur një qëllim dhe se ia kishin zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta përmirësuar qeverisjen në Kosovë. 

Haziri ka thënë se që nga viti 2017, LDK ka qenë trampolina më e madhe që ia ka mundësuar Kurtit të bëhet kryeministër. 

Ai ka thënë se vitet 2017,2019 e 2021 ka qenë koha kur elektorati i LDK’së ka lëvizur drejt VV’së

Artikuj të tjerë

Back to top button