Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Vali Corleone, paralajmërohet urdhërarrest nëse nuk paraqitet në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dashur të mbahej sot seanca e radhës ndaj Vali Corleones, mirëpo shqyrtimi gjyqësor është shtyrë për shkak të mungesës së tij.

Gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, pasi i pandehuri nuk është paraqitur.

Seanca e radhës është caktuar për 14 shtator, në orë 13:10.

Nga gjykata është bërë e ditur se, në rast se Vali Corleone nuk paraqitet as në seancën e ardhshme, ndaj tij mund të lëshohet urdhërarrest.

Artikuj të tjerë

Back to top button