
Një rast i rëndë i ngacmimit seksual ka ndodhur në Prishtinë në sheshin Skenderbeu me datën 7 shtator rreth ores 13:00
Viktimat e ngacmimit seksual janë dy vajza të mitura ndërsa i dyshuari një 67 vjeçar ky dyshohet se ka kryer veprime fizike të papershtatshme me natyrë seksuale kundrejt dy vajzave te mitura.
Dy vajzat janë larguar nga i dyshuari dhe kanë kërkuar ndihmë nga zyrtarët policorë.
I dyshuari me iniciale A.M është arrestuar dhe më pas është intervistuar në prani të avokatit.
Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se ka kryer veprimet për të cilat dyshohet.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërsa me vendim të organeve kompetente ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme.



