
Në Ferizaj është gjetur një mjet i dyshimtë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi”, mëe datë 15.09.2026, rreth orës 17:05.
“Gjatë disa punimeve me ekskavator është raportuar për gjetje të një mjeti të dyshuar të panjohur”, thekson Policia. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë tërhequr mjetin e dyshimtë



