
Bëhet me dije se dyshohet se foshnja që është gjetur e vdekur ishte e ngufatur, ndërsa babai i saj 27-vjeçar është gjetur i vdekur.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar se një 65-vjeçar (babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës) është arrestuar.
Personi i arrestuar ka shenja dhune në trup. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një litar, ndërkaq rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten të paqarta, ndërsa hetimet nga organet kompetente janë duke vazhduar.

