
Pas protestave te tensionuara dje, sot është kapur nga policia 32 vjeçari nën dyshimin se ka hedhur shishe Molotovi në drejtim të objektit të EULEX-it.
Incidenti u raportua mbrëmë rreth orës 00:05 të 17 shtatorit, në rrugën “Lidhja e Pejës”, dhe nga ky rast objekti kishte filluar të digjet.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”
Lidhur me protestat e djeshme, në kërkim nga policia janë dhe disa të dyshuar të tjerë që kanë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq policia po punon në identifikimin e këtyre personave.



