
Një perleshje e rëndë ka ndodhur në Prizren në mes katër personave ku si pasojë e kësaj perleshje ka mbetur i therur me thikë një zyrtar policor i cili në ato momente ishte futur per ta ndalur sherrin
Situata madje, kishte eskaluar dhe njëri prej të dyshuarve mbante armën në dorë, ndërsa në përleshje ishte përdorur edhe thika.
L.F pjesëmarrës në perleshje ishte i pari që dyshohet se kishte filluar përleshjen dhe më pas e ka nxjerrë armën e zjarrit.
Polici në fjalë, tashmë i plagosur në ato momente kishte ndërhyrë për ta larguar armën dhe kishte arritur ta ndalonte që i dyshuari L.F të mos ta shkrepte armën.
Zyrtari policor Vehap Morina kishte vepruar guximshëm dhe me shpejtësi për ta parandaluar një skenë krimi, por mbeti vet i plagosur me thikë, ku si pasojë e kësaj u dërgua në spital për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.
Sipas burimeve jo zyrtare, thuhet se polici pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.



