
Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në fshatin Jagodë të Klinës, ku është përplasur një veturë me trenin.
Aksidenti ka ndodhur rreth orëve të para të mengjesit ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.



