
Si pasojë e mungesës së kuorumit ka dështuar edhe seanca e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Ferizajt për diskutimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) për ndërtimet e larta, pasi thirrjes së kuvendarëve opozitarë të LVV-së dhe LDK-së i janë përgjigjur vetëm 20 prej 41 anëtarëve të organit më të lartë të qeverisjes lokale.
Kryesuesi Xhavit Zariqi ka pritur pesëmbëdhjetë minuta, por në sallë nuk janë shfaqur kuvendarët e koalicionit PDK-Aleancë, “Ne mundemi” dhe asamblistja e vetme e Nismës.
Një prej pikave kryesore të mbledhjes ishte propozim-vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Ferizajt për vitin 2027.
Në rend dite ishte përfshirë edhe propozim-vendimi për themelimin e Panelit Përzgjedhës për krijimin e Komitetit Konsultativ.



