“Jo në emrin tim” anulon aksionin para AShAK-ut

Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, i paralajmëruar për të premten në orën 10:00 para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Sipas njoftimit, aksioni do të mbahet në një ditë tjetër.

“Për datën dhe orën e re do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij aksioni, iniciativa do t’i drejtohej Akademisë me një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button