
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit, me naftën që është liruar për katër centë për litër dhe benzinën për dy centë. Aktualisht, një litër naftë kushton nga 1.81 deri në 1.83 euro, ndërsa benzina shitet me çmime nga 1.48 deri në 1.50 euro për litër, sipas të dhënave të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Çmimet e naftës aktualisht sillen për 1.81,- 1,85cent për litër, ndërsa benzina 1.48,-1,50cent për litër. Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, bëri me dije se pritet prapë një rënie e lehtë e cmimve të karburanteve.
Ndërkaq edhe ne nivel global raportohet se çmimet janë rënë pak krahasuar me muajin gusht-shtator të këtij viti ku çmimi për litër kalonte shumën e dy eurove për litër.
Theksojmë se uljet tjera deri tani janë vetëm pritje të cilën Shoqata e Naftëtarëve pretendon se mund të ndodh, dhe jo dicka e konfirmuar.



