Një grua në Fushë Kosovë raporton bashkëjetuesin për kanosje dhe dhunë fizike, viktima mori trajtim mjekësor në QKUK

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një burrë me të cilin bashkëjeton.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 05:55.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

“Fushë Kosovë 02.10.2026 – 05:55. Është raportuar se një femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjetojnë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.

Artikuj të tjerë

Back to top button