Një person arrestohet në Mitrovicë pasi kanosi një person tjeter lidhur me një çështje pronësore

Një person është arrestuar në rrugën “Hoxhë Hasan Tahiri” në Mitrovicë nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër lidhur me një çështje pronësore.

Rasti është raportuar mesditën e së premtes. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima janë shtetas kosovarë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti mbetet nën hetim.

Artikuj të tjerë

Back to top button