Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do mbyllet nga data 6 deri 15 tetor për shkak të punimeve

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se rruga “Dardania” do të jetë e mbyllur nga data 6 deri më 15 tetor, si shkak i punimeve që do të zhvillohen aty.

Gjatë kësaj kohe, sipas njoftimit, qasja në parkingjet nëntokësore do të jetë e pamundur.

“Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës së punimeve që do të zhvillohen, rruga ‘Dardania’ do të jetë e mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve nga data 06.10.2026 deri më 15.10.2026. Gjatë kësaj periudhe, qasja në parkingjet nëntokësore do të jetë e pamundur”, njoftoi komuna

E njëjta ka lutur qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, të cilat tha se synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button