
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit.
Ajo deklaroi në Kuvend se, për shkak të urgjencës dhe ndjeshmërisë pas vendimit të 16 shtatorit, është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për presidentin.
Haxhiu ka kërkuar që të vazhdohet me marrëveshje dhe kthim në seancë, duke theksuar se projektligji për Dhomat e Specializuara mund të votohet, ndërsa vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.
“Ju inkurajoj për shkak pikërisht të urgjencës që e kemi, sensibilitetit, ndjeshmërisë, pas vendimit të 16 shtatorit është shumë e rëndësishme të jemi bashkë dhe t’ia japim vendin presidentit. Sepse ne mund ta votojmë ligjin, ata nëse ne shkojmë në zgjedhje mbesin vetëm. Andaj ju bëj thirrje, takohuni, merruni vesh dhe ejani në seancë. Nuk ka më të rëndësishëm se presidenti, jo për shkak të emrit të së përveçmes, po nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për herë të dytë për shkak të presidentit”, ka deklaruar Haxhiu.


