Sami Kurteshi ish deputeti nga LVV përfshihet në një sulm fizik me protestuesit

Një incident fizik ka tensionuar protestën e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, kundër ndryshimeve të ligjit për Specialen

ish-deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, përfshihet në një përplasje me disa prej protestuesve që ishin mbledhur para Kuvendit që në orët e para të mëngjesit.

Sipas pamjeve, njëri nga protestuesit afrohet dhe e kap Kurteshin. Në përpjekje për t’u shkëputur nga situata, Kurteshi shihet duke e goditur protestuesin në dorë.

Incidenti ka krijuar momente tensioni në mesin e protestuesve, ndërsa protesta po vijon kundër ndryshimeve të propozuara në ligjin për Specialen.

Artikuj të tjerë

Back to top button