Ramadani: Të nisin hetimet për sjelljet policore, gabimet s’mund të falen

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kërkuar nisjen e hetimeve për sjelljet policore në protestën e qytetarëve ku kërkohej miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se sjellja e Policisë ka joproporcionale, derisa ka thënë se Inspektorati Policor i Kosovës duhet të hetojë veprimet e zyrtarëve policorë.

Ramadani ka shpërndarë edhe fotografi të llojit të gazit lotsjellës që është përdorur nga policia.

“Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ (nëse ka qenë i përgatitur mirë), pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur. Si anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes (nëse do të funksionojë ky Parlament), do të kërkojë raportimin urgjent të Drejtorit të Policisë për masat e ndërmarra sot nga pasditja. Njëjtë edhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor për aktivizimin dhe hetimet e tyre. Nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë! Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato!”, ka shkruar ai

Artikuj të tjerë

Back to top button