
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar mesditën e së hënës, transmeton TandemPress.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



