
Aleanca ka mbajtur konferencë për media, ku ka bërë thirrje për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë dhe se deputetët duhet të mblidhen për ta votuar ligjin.
“Veç edhe 11 orë kanë mbetur deri në mesnatë. Ky popull është ai që edhe në ditët më të vështira u bë bashkë me UÇK-në dhe sot jemi të bashkuar. Populli që në këto ditë u bë një me UÇK-në dhe zemra ime rrah me ju, dhe ne jemi me ju. Deputetët duhet të vijnë menjëherë, të gjithë ta votojnë ligjin. Është detyrë që na ka caktuar populli, është detyra dhe përgjegjësia jonë”, ka thënë Berisha.
Ai e ka përmbyllur deklaratën me thirrjen: “Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”!
Ndërkaq, i pyetur nëse kanë marrë ftesë për ndonjë seancë gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj, tha se deri në atë moment nuk kishin marrë një ftesë.
“Ende jo. Kemi me shku me i fol protestuesit bashkë. Është një përkrahje, një ndihmesë, një ndjenjë e mirë me pa këtë vetëdije kombëtare që e kemi parë në vazhdimësi”, ka deklaruar Haradinaj.



