
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.
Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Republikës së Kosovës.
Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave.
Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha.



