Çfarë është KODI 95 dhe ku mund të aplikojnë kandidatët nga Kosova?

KODI 95 është një dëshmi e kualifikimit profesional për shoferët që merren me transportin profesional të mallrave ose udhëtarëve në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai lidhet kryesisht me kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE dhe tregon se shoferi ka përfunduar kualifikimin dhe trajnimet profesionale të kërkuara për të ushtruar profesionin. Sipas legjislacionit të BE-së, kodi “95” shënohet në patentën e shoferit ose në një kartë të veçantë të kualifikimit të shoferit.

Për shoferët nga Kosova që synojnë të punojnë si shoferë profesionistë në Evropë, posedimi vetëm i kategorisë përkatëse në patentë nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Për punën profesionale në transportin e mallrave dhe udhëtarëve kërkohet edhe dëshmia e kualifikimit profesional, në përputhje me rregullat e shtetit ku personi do të punojë. KODI 95 lidhet pikërisht me këtë kualifikim dhe, pas përfundimit të procedurës përkatëse, mund të evidentohet në patentë ose në kartën e kualifikimit profesional.

Për kandidatët nga Kosova, një prej mundësive për nisjen e procedurës është përmes New Born Agency në Suharekë, e cila ofron asistencë për kandidatët që synojnë të kualifikohen për KODIN 95 në Slloveni. Sipas informacioneve të publikuara nga agjencia, New Born Agency vepron si përfaqësuese në Kosovë për procesin e kualifikimit për transportin profesional të mallrave dhe udhëtarëve në kategoritë C, C1, C1E, CE, D, D1, D1E dhe DE.

Artikuj të tjerë

Back to top button