Arrestohet nga policia një person në Obiliq, i sekuestrohen armë zjarri dhe sasi e dyshuar lëndë narkotike

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij Policia ka gjetur armë zjarri dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në veturë është sekuestruar një pistoletë e llojit “Reximex”, dy karikatorë, 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe 0.27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt

Artikuj të tjerë

Back to top button