
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Novosellë–Vitomiricë, në Pejë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.



