Policia e Kosovës konfirmon se po planifikon hapjen e një radioje ku synohet promovimi i punës policore

Policia ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim se po planifikon hapjen e një radioje.

Në përgjigje, organet e rendit specifikojnë se janë konsultuar modele të ndryshme përfshirë edhe ajo e Radio KFOR-it.

Po ashtu me hapjen e kësaj radioje synohet promovimi i punës së policisë.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës vite më parë ka filluar analizimin përmes grupit punues për radio të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka konsultuar edhe partnerë ndërkombëtarë e vendor, përfshirë edhe modelin e radio KFOR-it që funksionon që nga paslufta në Kosovë, si dhe takime me disa radio të ndryshme në Kosovë, për procedurat e funksionimit dhe punës së tyre në transmetim të lajmit/informacionit.

Andaj sipas planifikimeve e procedurave të parapara, PK-ja ka bërë analizë për radio të PK- së, me qëllim të promovimit të punës së policisë në komunitet dhe policia me qenë sa më afër qytetarëve për të adresuar shqetësimet e çështjet e sigurisë në bashkësi.

Policia e Kosovës, është ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, andaj ka për qëllim që ta mirëmbajë dhe avancoj besimin dhe transparencën e saj thuhet në reagim.

Artikuj të tjerë

Back to top button