
Dy viktimat, vëlla dhe motër, u vranë nga bashkëshorti i së ndjerës në pasditen e së premtes, ngjarje kjo që nxiti reagime të shumta në media dhe më gjerë.
Ceremonia e varrimit u mbajt sot në fshatin Pozheran të Vitisë.
Nga kjo tragjedi mbeti i plagosur edhe një person tjetër, familjar i viktimave.
Nderkaq sot i’u caktua masa e paraburgimit prej një muaj të pandehurit Valon Ramushi, nga Gjyakata Themelore e Gjilanit.



