Gjendet një fëmijë tre vjeçar në rrugë të qytetit të Ferizajit, kërkohen informacione për identifikimin e tij

Një fëmijë i moshës rreth 3–4 vjeç është gjetur i vetëm në një rrugë të qytetit të Ferizajt, ndërsa po kërkohen prindërit apo familjarët e tij.

Sipas një njoftimi të publikuar nga faqja lokale “InfoFerizaj”, fëmija është gjetur në rrugën “Brigada 161”, në afërsi të pikës së karburanteve HIB Petrol.

Në njoftim thuhet se fëmija aktualisht ndodhet në Stacionin Policor në Ferizaj.

Familjarëve u është bërë thirrje që të kontaktojnë sa më shpejt Policinë e Kosovës dhe të paraqiten në stacionin policor për identifikimin e fëmijës.

Ende nuk dihen rrethanat se si fëmija ka mbetur i vetëm në rrugë dhe as nëse familjarët e tij janë identifikuar ndërkohë.

Kushdo që ka informacione për familjen e fëmijës, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192.

Artikuj të tjerë

Back to top button