
Një tjetër tragjedi ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Burimet e IndeksOnline ka mësuar se viktima është 29-vjeçari, Bajram Arifi.
Sipas informacioneve viktima dhe dorasi kanë lidhje familjare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, ka thënë zëdhënësi i policisë Valon Osmani



