
Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Kosovës.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada Amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.



