
Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.
Sipas tij, dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore, viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.



