
Avokati Besnik Berisha, ka reaguar lidhur me rastin e Gani Gecit, i cili u arrestua për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Berisha, në postimin e tij, ka njoftuar se Geci ka pranuar fajësinë në rastin e tij, dhe se, ai ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj situate, duke revokuar autorizimin e tij si mbrojtës.
”Z. GECI mbahej ne paraburgim per shkak te rrezikut te pretenduar te perseritjes se vepres penale. As rreziku i ikjes dhe as ai i ndikimit ne prova nuk ishin pranuar nga gjykata si baze per privimin e tij nga liria. Atehere, cfare ndodhi sot me rrezikun e perseritjes? A pushoi rreziku se ekzistuari, apo pranimi i fajesise u be celesi per hapjen e deres se burgut?”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
SOT REFUZOVA TE BEHEM PJESE E NJE PADREJTESIE QE NESER MUND T’I NDODHE SECILIT PREJ NESH!
Ne gati 17 vjet te ushtrimit te profesionit te avokatit, kam pare shume padrejtesi, kam kundershtuar vendime arbitrare dhe jam perballur me veprime qe veshtire pajtohen me ligjin e me parimet me elementare te drejtesise. Megjithate, ajo qe perjetova sot ne Prokurorine Themelore ne Prishtine perben nje nga pervojat me te renda te karrieres sime.
Sot, z. Gani GECI, nje njeri me gjendje te renduar shendetesore, i sjelle nga spitali me duar te lidhura, u gjend perballe nje situate qe nuk do te duhej ta perjetonte askush ne nje shtet qe pretendon se sundohet nga ligji.
Liria e tij u vendos ne peshore me pranimin e fajesise!
Ne njeren ane qendronte paraburgimi, ne anen tjeter mundesia qe Prokuroria, ne shenje “mirebesimi”, te kerkonte nderprerjen e tij, nese z. GECI pranonte fajesine.
Ky ishte kushtezimi qe une e kundershtova dhe qe me detyroi te ndermarr nje nga vendimet me te veshtira te jetes sime profesionale.
Refuzova te behem pjese e kesaj procedure dhe revokova autorizimin tim si mbrojtes!
Arsyeja eshte sa e thjeshte, aq edhe tronditese.
Z. GECI mbahej ne paraburgim per shkak te rrezikut te pretenduar te perseritjes se vepres penale. As rreziku i ikjes dhe as ai i ndikimit ne prova nuk ishin pranuar nga gjykata si baze per privimin e tij nga liria.
Atehere, cfare ndodhi sot me rrezikun e perseritjes?
A pushoi rreziku se ekzistuari, apo pranimi i fajesise u be celesi per hapjen e deres se burgut?
Kjo eshte pyetja qe duhet t’i jepet pergjigje, jo vetem per Gani GECIN, por per secilin qytetar qe neser mund te gjendet ne poziten e tij.
Rreziku i perseritjes nuk eshte gjendje qe shfaqet kur njeriu mohon fajesine dhe zhduket kur ai pranon ta marre mbi vete pergjegjesine penale. Ai duhet te mbeshtetet ne rrethana konkrete, te vleresohet objektivisht dhe te pushoje vetem kur pushojne arsyet qe e kane justifikuar.
Ne te kunderten, paraburgimi pushon se qeni mase sigurie dhe shnderrohet ne instrument presioni.
Faktet e dokumentuara jane edhe me shqetesuese.
Ne oren 12:36 perfundoi marrja ne pyetje e z. GECI, gjate se ciles ai mohoi se kishte kanosur dike. Ne ate procesverbal, une kundershtova shprehimisht menyren e zhvillimit te procedures, gjendjen ne te cilen po intervistohej dhe perdorimin e paraburgimit si forme presioni per pranimin e nje vepre penale qe ai e mohonte.
Ne oren 13:05 filloi marrja e dyte ne pyetje.
Ne oren 13:10, une revokova autorizimin dhe u largova.
Ne oren 13:16, procedura perfundoi me pranimin e pergjegjesise penale dhe propozimin per marreveshje mbi pranimin e fajesise.
Dy procesverbale. E njejta veper penale. Dy deklarime te kunderta. Vetem pak minuta ndermjet tyre.
Nuk po gjykoj vendimin personal te z. GECI. Nje njeri qe perballet me probleme serioze shendetesore dhe privim nga liria mund te perjetoje nje trysni qe askush prej nesh, nga komoditeti i lirise, nuk ka te drejte ta nenvleresoje.
Po gjykoj nje praktike qe, sipas asaj qe perjetova sot, e vendos njeriun perballe nje dileme te papranueshme, te qendroje ne burg duke mbrojtur pafajesine e tij, apo te pranoje fajesine duke shpresuar ne rikthimin e lirise.
Kjo nuk eshte drejtesi qe kerkon te verteten. Kjo rrezikon te jete drejtesi qe kerkon dorezimin.
Nese shteti ka prova per fajesine e nje qytetari, le t’i paraqese dhe ta provoje ate para gjykates. Nese ekzistojne arsye ligjore per paraburgim, le t’i arsyetoje dhe t’i mbroje ato me fakte.
Ajo qe nuk guxon te ndodhe eshte qe liria te shnderrohet ne shperblim per pranimin e fajesise, ndersa paraburgimi ne pasoje te mospranimit te saj.
Asnje prokuror nuk duhet te kete mundesine ta perdore shpresen per liri si mjet per te siguruar nje pranim fajesie.
Ne cilesine e avokatit, sot mund te kisha zgjedhur rrugen me te lehte. Te heshtja, te qendroja ne procedure dhe te vazhdoja sikur asgje e pazakonte nuk po ndodhte.
Zgjodha rrugen tjeter.
Revokova autorizimin, jo per t’iu shmangur pergjegjesise, por per te mos e vene emrin, nenshkrimin dhe dinjitetin tim profesional ne sherbim te nje procedure qe, sipas bindjes sime, cenonte parimet mbi te cilat mbeshtetet drejtesia penale.
Avokati nuk eshte aty per ta percjelle ne heshtje nenshtrimin e klientit. Ai eshte aty per ta mbrojtur njeriun pikerisht atehere kur fuqia e shtetit rrezikon ta thyeje ate.
Rasti i sotem nuk mund dhe nuk duhet te perfundoje me dy procesverbale te vendosura ne nje dosje penale.
Kerkoj reagim te menjehershem nga Kryeprokurori i Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorise Themelore ne Prishtine dhe institucionet kompetente per mbikeqyrjen e ligjshmerise se veprimeve te prokuroreve.
Kerkoj verifikimin e plote te rrethanave ne te cilat u propozua pranimi i fajesise, te kushtezimit te tij me qendrimin e Prokurorise per paraburgimin, te gjendjes shendetesore te z. GECI dhe te menyres se si u sigurua vullneti i tij.
Nese vertetohet se paraburgimi eshte perdorur si mjet shantazhi per sigurimin e pranimit te fajesise, pergjegjesia nuk mund te perfundoje me konstatimin e nje parregullsie procedurale. Duhet te kete pasoja konkrete, disiplinore dhe penale, sipas pergjegjesise se secilit.
Ky rast duhet te hetohet, kjo praktike duhet te marre fund dhe askush nuk duhet te ndihet i paprekshem kur behet fjale per lirine dhe dinjitetin e njeriut.
Nuk po kerkoj trajtim te vecante per Gani GECIN. Po kerkoj qe ajo qe ndodhi sot te mos i ndodhe neser as kundershtarit tim me te madh, as qytetarit me te panjohur te ketij vendi.
Te drejtat themelore nuk e humbin vleren kur njeriu akuzohet per nje veper penale. Pikerisht atehere ato duhet te mbrohen me vendosmerine me te madhe.
Sot nuk fitova nje beteje gjyqesore. Mora nje vendim qe me kushtoi profesionalisht, por qe ma ruajti ndergjegjen.
Ne fund te kesaj dite, bindja ime eshte edhe me e forte se ne diten kur e nisa kete profesion.
Me mire ta humbasesh nje klient duke mbrojtur parimet, sesa t’i humbasesh parimet duke mbajtur nje klient.
Drejtesia nuk ka te drejte ta vendose njeriun para zgjedhjes ndermjet lirise dhe ndergjegjes se tij.
Fajesia duhet te provohet per t’ia marre njeriut lirine, jo te pranohet per t’ia kthyer ate!



