
Një person është arrestuar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Syla” në orët e mbrëmjes në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 18:00, në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. I dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë”, tha Krasniqi
Sipas saj, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Ajo ka bërë të ditur se me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
IndeksOnline mëson nga burimet e saj se të shtënat me armë zjarri janë bërë për qërim hesapesh mes dy familjeve, Sylejmani dhe Vishaj



