Në dhjetë muajt e këtij viti u vranë shtatë gra, problemi kryesor po shihet si sistemi patriarkal i familjeve

Arlinda Zekaj është viktima e radhës që u vra pasitën e djeshme në Vitomiricë të Pejës.

Në dhjetë muajt të këtij viti sipas statistikave janë vra shtatë gra nga bashkëshortët dhe familjarët e tyre.

Këso vrasje makabre, si në Vitomiricë, pati edhe në Dragash, Podujevë, Malishevë, Prizren, Klinë, Gjilan dhe Pejë. Ato në shumicën e rasteve u kryen nga bashkëshortët ose anëtarë të tjerë të familjes.

Nxitës i kësaj situate po vlerësohet se është sistemi patriarkal dhe mungesa e kulturës së divorcit. Por, edhe tabuja për të kërkuar ndihmë te psikologu.

Problematike po vlerësohet se është edhe çështja e strehimit të viktimave të dhunës.

Që nga viti 2010 e deri në këtë periudhë të 2026-ës janë regjistruar 67 gra të vrara.

Artikuj të tjerë

Back to top button