Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 07:35, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur të vdekur vëllain e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Kamen, Leposaviq  26.10.2026 – 07:35.Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se  kishte gjetur pa shenja jete vëllain e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të tjerë

Back to top button