
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se i arrestuar për vrasjen e rëndë është babai i viktimës, 65-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “ Vrasje e Rëndë” tha ai.
Ndërsa, njoftoi se me vendim të Prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion
