BallinaZgjedhjet 2025
Kolgeci shpalos programin e LDK-së në tre fshatra të Suharekës

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci gjatë ditës së premte është takuar me qytetarët e fshatit Mohlan, Krushicë e ulët, Vershec dhe Qadrak të Suharekës.
“Takimi i përbashkët me banorët nga Mohlani, Krushica e Ulët, Versheci dhe Qadraku ishte motiv i mjaftueshëm për të vazhduar me shpalosjen e programit qeverisës të LDK-së, duke u fokusuar dhe zotuar në mbështetje të drejtpërdrejtë për banorët e këtyre fshatrave”, ka shkruar Kolgeci.

Tutje ai ka shkruar se gjithmonë duke dëshmuar se LDK-ja ishte dhe është e angazhuar për një qeverisje të përgjegjshme dhe afër qytetarëve.
Ndryshe Kolgeci mban numrin 91 në listën e LDK-së.