
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të mbajë sot, nga ora 09:30, seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.
Jashari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të ketë aktive kërkesën publike për lokalizimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur ditë më parë aktakuzë në mungesë ndaj tij.
Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare.
Rasti rikthehet në shqyrtim gjyqësor 15 vjet pas vrasjes.
Ajo kishte kërkuar udhër mbrojtës emergjent ndaj Jasharit, me të cilin kishte bashkëjetuar për shumë vite, por shteti pati dështuar ta mbrojë.



