
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i njohur me nofkën “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza, ka marrë epilog në shkallë të parë.
Gjykata Themelore në Prishtinë dy të akuzuarit i ka gjetur fajtorë dhe i ka dënuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.Gjykata dy të akuzuarit i dënoi veç e veç me shqiptimin e masës ndëshkimore me nga 18 vite burg.
Triumf Riza lindi në fshatin Stagovë të Komunës së Kaçanikut ishte polic shqiptar që u vra në qendrën e Prishtinës në gusht të vitit 2007.
Të akuzuarit Ilir Abdullahu iu vazhdua masa e paraburgimit, ndërsa të akuzuarit Rrahim Abdullahu iu caktua masa e paraburgimit.
Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premtën më 20.11.2026 nga gjyqtari Avni Syla.
Në shpalljen e aktgjykimit Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.
Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Riza.


