Dy shkolla në Ferizaj nuk vijojnë mësimin, shkak i dëmeve nga erërat e forta

Nxënësit e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj nuk po mbajnë mësim sot, më 20.11.2026.Kjo për shkak të dëmeve nga erërat e forta që u regjistruan mbrëmë.“Ju njoftojmë se sot, më 20 nëntor 2026, në Gjimnazin ‘Dr. Shaban Hashani’ në Ferizaj nuk do të mbahet mësim për shkak të dëmeve që shkaktuan erërat e forta mbrëmë në objektin e shkollës.”, thuhet në njoftimin e gjimnazit.

Nga drejtoria pohojnë se probleme më të vogla kanë edhe disa shkolla të tjera fillore, por gjendja më e rrezikuar ishte në këtë gjimnaz, ku ka rënë dhe pullazi i objektit të shkollës

Në njoftim po ashtu është kërkuar që nxënësit të mos hyjnë në oborrin e shkollës. Ndërsa, në një foto të publikuar shihet se ka rënë një pjesë e llamarinës së kulmit të gjimnazit.“Mësimi rifillon të hënën normalisht!”, njoftojnë nga Gjimnazi “Shaban Hashani”

Erërat e forta u lajmëruan edhe në Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Podujevë e vende tjera.Kryesisht në rajonin e Ferizajt, KEDS lajmëroi se erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike dhe për shkak të kësaj kishte ndërprerje të rrymës për disa orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button