Dogana e Kosovës konfiskon mallra të padeklaruara, mbi 11 mijë paketime prezervativë dhe 400 cigare elektronike

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara gjatë kontrollit të një kamioni, i cili transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik.

Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë gjetur 11,520 paketime prezervativësh, me nga tre copë secila, si dhe 400 cigare elektronike.

Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara vlerësohet në rreth 4,400 euro, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore.

Dogana ka bërë të ditur se mallrat e zbuluara kërkojnë leje dhe autorizime përkatëse importi dhe tregtimi, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve për parandalimin e shkeljeve doganore.

Artikuj të tjerë

Back to top button