KosovaMed në MEDICA 2026, takime ndërkombëtare dhe fokus në inovacionin mjekësor

KosovaMed po prezantohet në MEDICA 2026 në Gjermani, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë mjekësore, ku bashkohen kompani, profesionistë dhe partnerë nga e gjithë bota, shkruan TandemPress.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme i mundëson KosovaMed të jetë pjesë e zhvillimeve më të reja në teknologjinë mjekësore, duke shkëmbyer ide, përvoja dhe duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Gjatë qëndrimit në MEDICA 2026, përfaqësuesit e KosovaMed kanë zhvilluar takime me partnerë ndërkombëtarë, në një atmosferë bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional.

Panairi shërben si platformë e rëndësishme për prezantimin e inovacioneve, pajisjeve dhe zgjidhjeve moderne që synojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Përmes pjesëmarrjes në këtë event ndërkombëtar, KosovaMed vazhdon të ndjekë nga afër trendet e industrisë mjekësore dhe mundësitë e reja për zhvillim e bashkëpunim.

Artikuj të tjerë

Back to top button