Arrestohen katër persona në Prishtinë dhe Gjakovë, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë dhe kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, kokainë, armë dhe municion.

Operacioni, i koduar “Taslixhe”, është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë dhe ka përfshirë bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë këtij aksioni, përveç narkotikëve, janë sekuestruar edhe para të gatshme, telefona celularë, armë dhe municion, si dhe dy vetura.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se lufta kundër trafikimit të narkotikëve dhe kriminalitetit do të vazhdojë, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve mbetet një nga prioritetet e institucioneve të sigurisë.

Ai ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të luftuar krimin dhe për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

Hetimet për rastin pritet të vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button