Vonesat në modernizimin e Kosovës B, vendi rrezikohet nga mungesa e prodhimit të energjisë

Modernizimi i termocentralit “Kosova B”, investim prej rreth 84 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pritet të ulë ndjeshëm ndotjen dhe të rrisë prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, punimet në njësinë B1 nuk do të përfundojnë brenda afatit të paraparë, më 25 nëntor.

Nga Bashkimi Evropian, si financues i projektit, arsyetojnë se vonesat kanë ardhur si pasojë e problemeve teknike, logjistike dhe sfidave gjatë zbatimit të projektit. Ndërkaq, ekspertët paralajmërojnë se vonesat mund të ndikojnë në uljen e prodhimit vendor dhe rritjen e importit të energjisë elektrike.35 herë më pak pluhur, katër herë më pak okside të azotit dhe rreth 10 për qind më shumë prodhim të energjisë elektrike.

Të gjitha këto janë paraparë me modernizimin që po i bëhet termocentralit “Kosova B”.

Investimi, i financuar nga Bashkimi Evropian, kap vlerën e rreth 84 milionë eurove. Megjithatë, jo gjithçka po ecën sipas planit.

Punimet në njësinë B1, të cilat kanë nisur në prill të këtij viti, nuk pritet të përfundojnë deri më 25 nëntor, siç ishte planifikuar.

Nga Bashkimi Evropian, si financues i projektit, arsyetojnë se vonesat lidhen me probleme teknike, logjistike dhe sfida gjatë zbatimit të tij.

“Punimet në njësinë B1 kanë filluar në prill të vitit 2026, ndërsa afati kontraktual për përfundimin e tyre ishte 25 nëntori i vitit 2026. Megjithatë, projekti është përballur me vonesa për shkak të sfidave teknike, logjistike dhe vështirësive gjatë zbatimit. Si rezultat, punimet do të vazhdojnë edhe pas afatit të paraparë kontraktual. Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë duke bashkëpunuar ngushtë për të gjetur zgjidhjet e nevojshme teknike dhe operative, me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të projektit dhe minimizimit të vonesave”.

Artikuj të tjerë

Back to top button