Ballina

Rëndohet bilanci i të lënduarve në Prizren: Përveç njëres vajzë, dyshohet se babai ther rëndë bashkëshortën dhe vajzën tjetër

Është rënduar bilanci i të lënduarve në tragjedinë në komunën e Prizrenit, ku sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Shotë Galica”, një person ka privuar nga jeta vajzën e tij. 

Dorasi ka therur me thikë edhe vajzën tjetër, teksa i njëjti ka lënduar edhe vetën.

Nga kjo tragjedi, e lënduar është edhe bashkëshortja e dorasit, e cila i takon moshës 35-vjeçare.

Lajmin e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

“Edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari tashmë është arrestuar”, tha Bytyqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button