Ballina

“Mjekët s’mund t’i jepnin ndihmë, sepse ishte me thikë në dorë”, dalin detaje të reja nga krimi në Prizren – viktima 15 vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në komunën e Prizrenit, ky një person e ka vrarë me thikë vajzën e tij, teksa lëndime me mjet të mbrehtë i ka shkaktuar edhe vajzës tjetër e vetës, me çrast ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja, raporton GazetaDemos. 

Viktima e kësaj tragjedie, i takon moshës 15-vjeçare. 

E lënduara tjetër, po ashtu e moshës së mitur, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe e njëjta është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari i këtij krimi, është shtetasi turk me banim të përkohshmëm në Prizren, 44-vjeçari me inicialet M.G.

Siç merr vesh Demos nga Policia e Kosovës, në telefonatën e pranuar, një person kishte raportuar se në rrugën e lartëcekur njëra nga të plagosurat nuk po mundte ta merrte ndihmën mjekësore nga emergjenca, pasi i dyshuari i krimit ishte ende me thik në dorë.

Me këtë rast, PK-ja ka nisur në atë drejtim edhe katër parulla tjera policore shtesë.

Në këtë rast është arritur që dorasi të lokalizohet dhe të bije në prangat e Policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button