Ballina

Krasniqi: VV po këmbëngul pa numra, kandidatët ndërrohen edhe në SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur të pakuptimtë insistimin e Albin Kurtit për ta mbështetur Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave.

Krasniqi ka thënë se në demokracitë e zhvilluara, ndryshimi i kandidatit madje ndodh edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ai përmendi një shembull të freskët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në vende shumë më të zhvilluara se vendi ynë në situata politike të caktuara ndërrohen kandidatët edhe në mes të garës. Vetëm vitin e kaluar ju e dini që SHBA Partia Demokratike ka ndërruar kandidatin e tyre që ka qenë president i vendit në garën presidenciale dhe kjo s’është parë diçka e jashtëzakonshme. Ky insistim i Kurtit për Haxhiun është i pakuptimtë dhe si duket është pasiguria e tij në faktin tashmë të njohur që s’i ka numrat për shumicën parlamentare”, tha Krasniqi para mediave.

Ai e cilësoi situatën në Kuvend si të papranueshme, dhe tha se kjo që po ndodh në Kuvend është e tepërt dhe po e pengon ecjen tutje të vendit.

Qytetarët dhe institucionet kanë mbetur peng të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila përkundër kërkesës që të ndërrojë kandidaten e propozuar që s’e ka votën për t’u bërë kryetare, ata nuk po e bëjnë diçka të tillë.

Kreu i PDK-së tha se do të insistojë në qasje zhbllokuese dhe përshëndeti ftesën nga Presidentja për takim gjithëpërfshirës.

“Më vjen mirë që Presidentja ka pranuar propozimin tonë për të thirrur një takim për të gjitha partitë politike”, u shpreh Krasniqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button