
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Rrugën C në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë parë një veturë me targa të Zvicrës, si dhe ekipet e Policisë së Kosovës dhe të ambulancës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga organet kompetente.



