Alban Shahiqi merr postin e drejtorit të ri të Teatrit publik të Gjilanit

Aktori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Alban Shahiqi, është caktuar ushtrues i detyrës së drejtorit të këtij institucioni kulturor.

Vendimi është marrë nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Sipas njoftimit zyrtar të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, në detyrën e re Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës së institucionit, zhvillimin e projekteve artistike dhe forcimin e rolit të teatrit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.

Emërimi i tij vjen në kuadër të drejtimit të mëtejshëm të aktiviteteve të Teatrit të Gjilanit, me synim vazhdimin e veprimtarisë artistike dhe realizimin e projekteve të reja teatrale.

Nga Teatri i Qytetit të Gjilanit i kanë uruar Shahiqit sukses në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie

Artikuj të tjerë

Back to top button